Premier League

Vendos Aubameyang, Arsenali merr fitoren në fushën e Newcastle

Arsenali si Liverpooli, Manchester City dhe Tottenhami. Skuadra londineze e nisi me fitore Premier League-n, duke iu imponuar me një sukses minimal Newcastle në transfertë, falë golit të shënuar nga Aubameyang në minutën e 58-të .

Sulmuesi nga Gaboni realizoi përballë portierit Dubravka, pasi u shërbue me zgjuarsi nga anësori Maitland-Niles, i cili rrëmbeu një top në mesfushë.

Për Aubameyang ky ishte goli numër 33 në 50 ndeshje në Premier League.

Newcastle, pavarësisht dëshirës për ta nisur mbarë para tifozëve vendas, nuk arriti të shfaqej në asnjë moment i rrezikshëm para portës së mbrojtur nga Leno.

Përfundoi pa fitues sfida tjetër mes Leicesterit dhe Wolverhamptonit, ku pak ditë më parë u transferua Patrick Cutrone. Ish-sulmuesi i Milanit u aktivizua në minutën e 76-të, por pa mundur të lërë shenjë në debutimin e tij në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency