Futboll

Vendos dyshja Eriksen-Lamela, Tottenhami në gjysmëfinalet e FA Cup

Tottenham Hotspur është skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA Cup, Kupës së Mbretereshës në Angli ose siç njihet ndryshe kompeticionit më të vjetër në Botë në sportin e futbollit. Ekipi i Mauricio Pochettinos mund të gjejë te FA Cup shpëtimin e sezonit por edhe mundësinë më të mirë për të fituar trofe pas një thatësire që zgjat prej një dekade me Tottenhamin që në sezonin 2007-2008 triumfonte në Kupën e Ligës. Në çerekfinalen e parë të këtij edicioni Spurs-at mposhtën lehtësisht Sëansean brenda në Uells me rezultatin 0-3, duke prerë biletën për në gjysmëfinale. Edhe pse rezultati flet për një sfidë të fituar lehtë nga miqtë, Pochettino duhet të falenderojë edhe portierin holandez Vorm i cili bëri disa pritje të shkëlqyera kur rezultati ishte 0-0 dhe 0-2. Eriksen dhe Lamela ishin dy futbollistët që vendosën fatet e kësaj sfide. Në minutën e 11-të argjetinasi shërbeu mesfushorin danez i cili në mungesë të Kane mori për dore skuadrën. Goli i parë i Eriksen erdhi pas një goditjeje shumë të bukur nga distanca të këtij të fundit. Në fundin e pjesës së parë Lamela gjeti edhe golin e dytë, ndërsa fitoren e miqëve dhe kualifikimin për më tej e vulosi Eriksen në minutën e 62-të me golin e 0-3.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency