Premier League

Vendos Gabbiadini, Southampton siguron mbijetesën

Një fitore që vlen sa një sezon i tërë. Southampton mposhti 1-0 Swansean brenda në Uells me një gol të sulmuesit italian Manolo Gabbiadini në minutën e 72-të në duelin e drejtpërdrejtëdrejtë për mbijetesën, duke siguruar praktikisht qëndrimin në Premier League për sezonin e ardhshëm. Shenjtorët e Mark Hughes luajtën më mirë në këtë sfidë dhe në fund arritën një sukses që një javë para fundit të kampionatit i ngjiti në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Swansea por Southampton ka një goleavarazh dukshëm më të mirë se skuadra uellsiane dhe tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht e shpëtuar. Është shumë pranë rënies ndërkohë Swansea, por edhe uellsianët e kanë një shans të fundit të fitojnë ndeshjen e ardhshme dhe të shpresojnë që Huddersfield të humbasë dy sfidat e mbetura. Me këtë fitore të Southampton u zyrtarizua edhe rrëzimi një kategori më poshtë i West Bromwich Albion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency