Premier League

Vendos Giroud, fitore Championsi për Chelsean

Chelsea mposhti me rezultatin minimal 1-0 Liverpoolin në ‘Stamford Bridge’ dhe rindezi fuqimisht shpresat për një vend në zonën Champions.

Skuadra e Antonio Contes iu fal një goli të francezit Giroud në Londër, që rezultoi vendimtar për marrjen e 3 pikëve, ndërsa Salah nuk arriti të tregojë asgjë përballë ish skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 69 pikëve, vetëm 3 më pak se Liverpooli i vendit të tretë dhe 2 më pak se Tottenhami i vendit të katërt.

Gjithsesi skuadra e Contes është më e favorizuar pasi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, sesa ‘the reds’ e Jurgen Klopp, të cilët mbyllin kampionatin javën e ardhshme.

Nëse blutë e Londrës marrin 6 pikë të plota në dy takimet e mbetura, atëherë arrijnë të lënë pas Liverpoolin dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency