Lajme

Vendos goli i Çinarit, Vllaznia mposht Tërbunin në miqësore

Vllaznia triumfoi edhe në miqësoren e dytë, në po kaq ndeshje të zhvilluar në prag të sfidës së parë për këtë vit, atë ndaj Kukësit. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” kuqeblutë dominuan ndaj Tërbunit të Pukës, por rezultati do të ishte i ngushtë dhe minimal. Goli i vetëm i kësaj miqësoreje u shënua nga Çinari.

Gjatë 45 minutave të para të dyja skuadrat krijuar raste për shënin, por rrjetat mbetën të paprekura, porn ë fillim të pjesës së dytë Çinari zhbllokoi rezultatin. Edhe pse Tërbuni e mbyll me 10 lojtarë pas ndëshkimit të portierit me karton të kuq, fitorja e Vllaznisë mbeti e ngushtë.

Gjoka aktivizoi nga minuta e parë këta lojtarë: Sherri, Ruqi, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Çinari, Vucaj dhe Sukaj. Pjeshka, për shkak të disa problemeve shëndetësore, ishte lënë pushim nga stafi teknik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency