Vendos goli i Gerson, Marseille “blindon” vendin e dytë
Marseille ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur në ndeshjen e javës së 34-t të Ligue 1, teksa ka mundur Reims në transfertë. Skuadra e Jorge Sampaolit ishte dominuese absolute në pjesën e parë, ndërsa në të dytin ndeshja ishte më e ekuilibruar. Diferencën e bëri dyshja Payet-Gerson, me të dy këta lojtarë të aktivizuar në pjesën e dytë.
Kur duheshin më pak se 10 minuta deri në përfundimin e kohës së rregullt, Payet shërbeu saktë për Gerson, me brazilianin i cili lëvizi bukur brenda zonës dhe shënoi golin e avantazhit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht ngacmimit të bënë vendasve.
Fitorja e dytë radhazi dhe e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit për Marseille, që konsolidon pozitat e saj në vendin e dytë të renditjes së elitës së futbollit francez, ndërsa Reims mbetet në mesin e tabelës.
Marselle tani do të fokusohet tek ndeshja e radhës që do të ketë në Conference League. Të enjten francezët do të matin forcat me Feynoordin në gjysmëfinalen e parë, që do të luhet në Holandë.



