Eredivisie

Vendos goli i Promes, Ajaxi mposht PSV-në dhe merr i vetëm kreun

Një gol i shënuar nga Quincy Promes në minutën e 35-të të ndeshjes i mjaftoi Ajaxit të Amsterdamit për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë PSV Eindhovenit, që edhe pse është jashtë garës për titull në Eredivisie, mbetet një kundërshtar i fortë për “harkëtarët”.

Në fakt, kronika e ndeshjes tregon për dominimin absolut të kampionëve në fuqi të Holandës, që shpërdoruan raste pa fund me Donny van de Beek, Babel dhe Dest, duke bërë që sfida të mbetej e hapur deri në fund.

Futbollistët vendës pretenduar për 11-metërsh në minutën e 69-të, por kryesoi Kuipers, pasi u konsultua me sistemin VAR vendosi të vazhdonte lojën.

Me këtë sukses të arritur ditën kur trajneri Ten Hag festoi 50-vjetorin, Ajaxi rivendos diferencën prej tri pikësh me Alkmaarin, që mbetet rivali i vetëm i “harkëtarëve” për titullin kampion. PSV Eindhoveni, me 36 pik të grumbulluara në total mbetet në vendin e katërt, me 14 pikë më pak se “harkëtarët”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency