Premier League

Vendos Sterling, City vijon serinë e fitoreve

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1, Newcastlen në transfertë. Në takimin e vlefshëm për javën e 20 të Premier Leagues, deçiziv ka qenë një gol i shënuar nga Raheem Sterling, në minutën e 31-të të pjesës së parë.

Skuadra e Guardiolës regjistroi fitoren e 18 radhazi, ndërsa është vetëm një triumf larg rekordit me 19 fitore rresht, të vendosur nga spanjolli, me Bayern Mynih. City kryeson bindshëm edhe Premier Leaguen, me plot 58 pikë, ose 15 më tepër se United ndjekës, kur ka mbetur thuajse gjysma e sezonit për t’u zhvilluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency