Vendos Torres, Atletico fiton të 4-ën rresht, -3 nga Barça
Vitet kalojnë por Fernando Torres zakonin nuk e harron. Falë një goli të “El Nino” Atletico e Madridit vijoi ecurinë pozitive në kampionat pasi mposhti në Ëanda Metropolitano 1-0 Deportivo Alaves duke regjistruar suksesin e 4-t radhazi. Një fitore që konfirmoi formën e mirë që po kalojnë Los Colchoneros me Atleticon që parakaloi në renditje Valencian duke u ngjitur në vendin e dytë, vetëm 3 pikë pas Barcelonës kryesuese që luan të dielën ndaj Deportivo La Corunas. I ardhur në fushë nga stoli në minutën e 74-të Torres shfrytëzoi asistin perfekt të kroatit Vrsalkjo për të mposhtur portierin e miqëve Pacheco. Skuadra e Simeones vazhdon të ruajë pathyeshmërinë në kampionat dhe papritur është shndërruar në rivalen e vërtetë të Barçës në garën për titull në La Liga. Ndërkohë pas dy fitoreve radhazi kjo ishte humbja e parë për Abelardon i cili zëvendësoi Giani De Biasin në stolin e Alavesit.



