Merkato

Vendoset e ardhmja, Coutinho pranë firmës me klubin anglez!

Philippe Coutinho drejt transferimit në Premier League. Rikthimi i brazilianit në ishull është vetëm çështje orësh pasi sipas mediave spanjolle akordi mes Barcelonës dhe Aston Villas është arritur. MundoDeportivo shkruan se dy skuadrat po përpilojnë detajet e fundit të kalimit të Coutinhos në Villa Park. Aston Villa e do vetëm në huazim por duke pasur parasysh që Coutinhos i skadon kontrata në 2023-in me katalanasit, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë që në marrëveshje të përfshihet e drejta e blerjes nga ana e klubit anglez. Me afrimin edhe të Ferran Torres në skuadër, Barcelona duhet me çdo kusht të largojë Coutinhon në mënyrë që të ketë mundësi të federojë spanjollin e talentuar të ardhur nga Manchester City për 55 milionë euro. Ndërkohë te Aston Villa Coutinhon e pret ish-shoku i skuadrës në periudhën e Liverpoolit, Steven Gerrard tashmë në rolin e trajnerit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency