Vendosi goli i Hasanit, Shkëndija tani +11 nga Vardari
Shkëndija në Tetovë mori tri pikë shumë të vlefshme në takimin me Akademinë Pandev me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj përballjeje e shënoi kapiteni Ferhan Hasani në minutën e 79-të. Duhet theksuar se terreni ka qenë shumë i rënduar për shkak të reshjeve të dëborës, çka nuk i lejonte futbollistët kuqezinj të shprehnin futbollin e tyrë më cilësor.

Gjithsesi, në këtë rast vlejti më shumë fitorja, që merr edhe më shumë vlerë nga suksesi 2-1 që arriti një ditë më parë Rabotnicki ndaj Vardarit të Shkupit. Shkëndija bën një tjetër hap të rëndësisëm drejt titullit kampion, pasi e thelloi në 11 pikë diferencën me Vardarin.
Në takimet e tjera Renova barazoi 1-1 në fushën e Skopjes, ndërsa Pobeda – Shkupi u mbyll 3-3. Sfida mes Sileksit dhe Pelisterit është shtyrë për një datë tjetër.



