Verdi një hap larg Torinos, Cairo kënaq Mazzarrin
Simone Verdi është një hap larg nga transferimi te Torino. Klubi granata është shumë pranë marrëveshjes me Napolin për huazimin e sulmuesit për 10 milionë euro plus 10 milionë euro për blerjen e detyrueshme ose 50% të shumës në rast rishitje në të ardhmen. Ish-lojtari i Bolognës është i preferuari i trajnerit të Torinos, Mazzarri për të përforcuar repartin e sulmit. 27-vjecari u transferua vitin e kaluar te Napoli për 24,5 milionë euro nga Bologna, ndërkohë që nën drejtimin e Ancelottit sulmuesi nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë, duke patur pak hapësira në formacion.



