Serie A

Verona bën mrekullinë, përmbys Cittadellan dhe ngjitet në Serinë A

Pas Brescias dhe Lecces (e siguruan ngjitjen direkt) edhe Verona u bashkohet skuadrave të Serisë A për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Alfredo Aglietti fitoi 3-0 në “Bentegodi” ndaj Cittadellas, duke përmbysur kështu humbjen 2-0 të takimit të parë.

Ekipi veronez rikthehet në elitë pas një viti në Serinë B, ndërsa Chievo, ekipi i tjetër i qytetit të Veronas nuk mundi të mbijetonte mes më të mirave të futbollit italian.

Sa i përket kronikës, Verona kaloi në epërsi që në minutën e 27-të me Zaccagnin, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Di Carmine dhe Laribi. Cittadella e mbylli sfidën me 9 futbollistë, pasi Parodi dhe Proia u ndëshkuan me kartonë të kuq, duke lënë para kohe fushën e lojës.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency