Serie A

Verona i rinovon kontratën zëvendës-kapitenit të skuadrës

Pas barazimit të mundimshëm ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, Verona ka shpërblyer me një kontratë të re, një prej futbollistëve më stabël të skuadrës, anësorin 29-vjeçar Marco Davide Faraoni, që do të qëndrojë në “Bentegodi” deri në verën e 2024-ës.

Ky i fundit iu bashkua veronezëve në janar të 2019-ës dhe dha që atëherë është shndërruar në një titullar fiks, duke ndihmuar skuadrën jo vetëm të rikthehet në Serinë A, por edhe të bëjë një sezon të jashtëzakonshëm si ai 2019-2020.

Që kur është transferuar te Verona, Faraoni ka luajtur për plot 63 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar plot 8 gola, ndërsa së fundi është emëruar edhe zëvendës-kapiten i skuadrës, pas portugezit Miguel Veloso.

Faraoni është rritur në akademinë e Lazios dhe në 2010-ën u transferua te të rinjtë e Interit, ku edhe bëri debutimin zyrtar në Serinë A në sezonin 2011-2012. Më pas ka lëvizur në skuadra të ndryshme si Udinese, Watford, Perugia, Novara e Crotone.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency