Serie A

Verona rinovon me Di Carminen dhe e huazon te Crotone

Pasi mori shërbimet e sulmuesit Kevin Lasagna, klubi i Veronës ka dhënë në huazim futbollistin tjetër të këtij reparti, Samuel Di Carmine, i cili do të luajë me Crotonen deri në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi 32-vjeçar kishte kontratë deri në fund të sezonit me Veronën, por firmosi zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2022-shit dhe më pas u lejua t’i bashkohet Crotones në huazim 6-mujor.

Te skuadra kalabreze Di Carmine do të ketë mundësi të luajë më shpesh dhe të ndihmojë formacionin e drejtuar nga Giovanni Stroppa, për të siguruar mbijetesën, një mision që do të jetë shumë i vështirë deri në javën e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency