Verrati “largon” Barçën: Ndihem mirë te PSG
Transferimi te Barcelona, të paktën në të ardhmen e afërt nuk është në planet e Marco Verrattit. Italiani i Paris Saint-Germain s’e mendon veten me fanellën e klubit katalanas, kjo pasi për momentin ndihet shumë mirë në “Parc des Princes”. Mesfushori 25-vjeçar beson shumë te projekti i parizienëve dhe dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë në Paris. Gjithsesi në të ardhmen e largët, Verratti nuk e përjashton mundësinë e firmës me Barcelonën.



