Formula 1

Verstappen: Nuk kënaqem me vendin e dytë, në Meksikë dua të fitoj!

Në Meksikë për fitoren e dytë sezonale. Max Verstappen po kalon një moment shumë të mirë në Formula 1 për piloti i Red Bullit nuk kënaqet vetëm me podiumet.

“Në Amerikë arritëm një rezultat disi të papritur. Pas problemeve ditën e shtunë në prova, starti i garës ishte fantastik dhe pas xhiros së parë e pashë veten në 5 vendet e para”, u shpreh piloti holandez Max Verstappen, që u nis nga vendi i 15-të por në fund u rendit i dyti. Ky është podiumi i dytë radhazi për pilotin e Red Bull, pas vendit të tretë në Japoni dy javë më parë dhe tashmë ai kërkon diçka më shumë nga gara e radhës, në Meksikë.

“Pas dy podiumeve është normale që të kërkoj një tjetër rezultat të mirë edhe në Meksikë. Madje synimi është fitorja edhe pse mund të jetë e vështirë me Hamilton që kërkon fitoren dhe titullin. Jam i kënaqur nga paraqitja e deritanishme dhe nga rezultatet e arritura. Jemi të shpejtë dhe me pak fat e kujdes mund të korrim të tjera suksese këtë sezon”, deklaroi piloti Max Verstappen, që këtë sezon ka korrur vetëm një fitore.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency