Formula 1

Verstappen prek titullin kampion, rihapet edhe gara për konstruktorë

Kontinenti amerikan i sjell fat Max Verstappen, që pas triumfit në Austin, regjistron një tjetër sukses, këtë herë në Çmimin e Madh të Meksikës dhe kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi, afrohet ndjeshëm me titullin kampion.

Piloti i Red Bull u nis i treti, por shumë shpejt përfitoi nga një vendosje e gabuar e Bottas dhe mori kryesimin, duke lënë pas dy makinat Mercedes, teksa distanca me Hamiltonin e vendit të dytë erdhi duke u rritur nga xhiroja në xhiro.

Nga ana tjetër, britaniku kampion në fuqi i botës, vuajti jo pak për të ruajtur vendin e dytë, pasi u kërcënua nga Sergio Perez në xhirot e fundit, ndërsa tani e sheh veten 19 pikë larg Max Verstappen e thuajse i dorëzuar në garën për titull.

Vetëm vendi i 5-të dhe i 6 për dy makinat Ferrari të Leclec dhe Sainz ndërsa Bottas e mbylli i 15-i, duke bërë që të rihapet edhe gara për konstruktorë, me Mercedes që tani ka vetëm një pikë më shumë se Red Bull.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency