Formula 1

Verstappen triumfon në garën e shtëpisë, Russell i dyti, në podium edhe Leclerc

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës, i pesëmbëdhjeti në kampionatin botëror të F1 për vitin 2022. Një garë e menaxhuar mirë nga Red Bulli kundër një Mercedesi të rigjeneruar: “Shigjetat e Argjendta” u përpoqën të ndërthurnin strategjinë midis Lewis Hamiltonit dhe George Russell kur makina e sigurisë hyri në pistë për të hequr makinën e Valtteri Bottas.

Mbetet keq shtatë herë kampioni i botës, i cili lihet me gomat e mesme në rinisje kundrejt atyre të buta të pjesës tjetër. Në këtë mënyrë përfiton edhe Charles Leclerc, i cili ngjitet në podium në fund të një fundjave shumë të komplikuar.

Fundjava e Carlos Sainz ishte edhe më e keqe, me dy pit-stope të gabuara: në të parën mekanikët dolën pa gomë të pasme, në të dytën spanjolli u përball me një “unsafe release”, duke marrë një penalizim prej 5 sekondash dhe kështu e mbyll në vendin e tetë.

Klasifikimi i pilotëve

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency