Vesel Limaj: Konkurrenca na ndihmon, në fushë të mirë…
Vesel Limaj u vlerësua lojtari më i mirë i ndeshjes mes Kukësit dhe Luftëtarit. Në “Gol pas Goli” ai u shpreh se konkurrenca e ndihmon të jetë në nivele të larta.
Çfarë ka ndryshuar në skuadër?
Jemi më të qetë në fushë. E mbajmë më shumë topin dhe kemi ritëm më të mirë.
A ju ndihmon konkurrenca?
Konkurrenca sigurisht që na ndihmon shumë, veçanërisht prania Musollit. Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Korçën, shohim ndeshje pas ndeshjeje.
Shpresoni që do luani me këtë ekip në nivele të larta?
Normalisht ndihem shumë mirë me Musollin dhe Dzarian. Më ndihmojën si brenda dhe jashtë skuadrës. Kam kontratë me Kukësin nuk mendoj ekip tjetër.
Sa herë luani në “Elbasan Arena” vlerësoheni më i miri i ndeshjes…
Sepse është shumë fushë e mirë.



