Veseli titullar, Empoli fiton derbin me Fioren dhe shpreson te mbijetesa!
Në Carlo Castellani feston Empoli. Një gol i Farias i dha fitoren skuadrës së Andreazzolit në derbin toskan ndaj Fiorentinës. Një sukses shumë i rëndësishëm ky për Frederic Veselin me shokë pasi Empoli u ngjit në kuotën e 32 pikëve dhe mbajti gjallë shpresat për të siguruar mbijetesën. I pranishëm në stadium ishte edhe trajneri i Atleticos së Madridit Diego Simeone, për të ndjekur nga afër djalin e tij Giovanni Simeone, i cili gjithsesi nuk arriti të linte shenjë në këtë takim. Titullar mbrojtësi i kombëtares kuqezi Frederic Veseli te Empoli cili bëri një paraqitje shumë të mirë.



