Serie B

Vetëm dy ndeshje në stol, Livorno shkarkon ish ndihmësin e De Biasit

Që prej largimit nga Shqipëria, as Gianni De Biasit dhe as ndihmësit të tij Paolo Tramezzani, nuk po u ecën aspak mirë karriera si trajnerë në klube të tjera.

Kështu ky i fundit është shkarkuar mbrëmjen e sotme nga pankina e Livornos, pasi e provoi veten për vetëm dy javë në stol, ku koleksionoi po kaq humbje.

Tramezzani mori pankinën e Livornos dy javë më parë për të zëvendësuar Roberto Bredan, por sot pësoi humbjen e dytë në po kaq ndeshje, 3-0 ndaj Ascolit.

Kaq mjaftoi që presidenti i Livornos të mos i konfirmojë më besimin dhe ta shkarkojë, për të rikthyer në pankinë edhe njëherë Bredan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency