Serie A

‘Vetëm një skuadre i lejohet të protestojë kështu’

Te Fiorentina nuk e kanë harruar humbjen me Juventusin, që mendojnë se u kushtëzua pikërisht nga vendimet e arbitrit. Kryesori akordoi një 11-metërsh për bardhezinjtë, kur rezultati ishte 0-0, por pasi u konsultua me VAR-in, vendosi anulimin e saj.

Pamjet filmike të servirura më vonë, treguan se penalltia duhej akorduar, pasi ishte tërësisht e rregullt, por te Fiorentina mllëfi ndaj juventinëve nuk është vetëm për këtë rast.

Zëvendës-presidenti i Fiorentinës, Gino Salica ka postuar një foto me futbollistët e Juventusit, që rrethojnë gjyqtarin kryesor dhe protestojnë për penalltinë e akorduar.

“Është e papranueshme që vetëm një skuadre i lejohet të protestojë kështu. Problemet e shumta që ka futbolli italian, bashkë me mungesën e kualifikimit në Botëror, por edhe mungesën e një presidenti të Federatës, po t’i shtohen edhe këto episode, e bëjnë akoma më të komplikuar situatën”, komentonte Salica.
Zëvendës-presidenti i Fiorentinës theksoi se pikërisht protestat e tilla të skuadrave të tjera, ndëshkohen nga arbitrat, ndërsa ato të juventinëve, jo vetëm që tolerohen, por bëhen edhe faktor në vendimmarrje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency