Formula 1

“Vetëvritet” Ferrari, pole i Bottas në Azerbajxhan!

Valteri Bottas i surprizon të gjithë dhe regjistron pole-position në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit. Finlandezi i Mercedes e mbylli sesionin e tretë me kohën 1 minutë 40 sekonda e 495 të mijtat, duke mbajtur pas shpatullave të tij për vetëm fare pak shokun e skuadrës Lewis Hamilton, xhiroja e shpejtë e të cilit ishte 59 të mijtat më e ngadaltë se ajo e Bottas. Në Baku rradha e parë e nisjes do të jetë e gjitha për Mercedesin, ndërkohë që Sebastian Vettel duhej të kënaqej vetëm me vendin e 3-të. Bëri harakiri kokëkuqja tjetër me Leclerc që u përplas në kthesën më të vështirë të pistës gjatë sesionit të dytë dhe piloti nga Principata e Monacos do të niset nga vendi i 10-të edhe pse dominoi provat e lira. I 4-ti u rendit Max Verstappen ndërkohë që pas tij u rreshtuar Sergio Perez e rusi Danil Kviyat me Toro Rosso. Vetëm i 9-ti Kimi  Raikkonen me Alfa Romeo dhe i 12-ti Daniel Ricciardo me Renault.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency