Vetofrohet Allardyce: Jam gati të marr drejtimin e Evertonit!
Big Sam është gati të rikthehet në stol. Ish-trajneri i kombëtares angleze, Sam Allardyce, ka thënë “ok” për t’u rikthyer në Premier League, në krye të Evertonit, që po kërkon një trajner me eksperiencë. 63-vjeçari vjen pas përvojës së fundit te Crystal Palace, ku u largua në qershor, pasi siguroi mbijetesën për skuadrën. Allardyce e tha hapur se do ta merrte në konsideratë nëse drejtuesit e Evertonit do ta telefononin për drejtimin e skuadrës, që po lufton këtë vit për të qëndruar në Premier League.



