Formula 1

Vettel bën bilancin e sezonit: Jemi përmirësuar

Në Abu Dhabi këtë fundjavë do të mbyllet Botërori i Formula 1 për Vitin 2017. Në konferencën për shtyp përpara Çmimit të Madh të Abu Dhabit, Sebastian Vettel i ka bërë një bilanc sezonit të Ferrarit.

“ Jemi përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, në shumë pikëpamje, por jo në momentin deçiziv”.

Gjermani 4-herë kampion Bote në Formula 1, gjithsesi ka besim se vitin e ardhshëm kokëkuqja mund të bëjë hapin e madh.

“ Kemi kuptuar gabimet tona por tashmë do të punojmë shumë në dimër, do të nisim gjithçka nga zero”.

Gara e Abu Dhabit do të mbyllë sezonit e Ferrarit që ishte me dy fytyra me Vettel që për gjysmën e vitit mbajti gjallë ëndrrën titull për t’u dorëzuar më pas përballë britanikut Leëis Hamilton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency