Formula 1

Vettel dhe Ferrari dominojnë në Melbourne

Sebastian Vettel triumfon në garën e parë të vitit në Formula 1 që u zhvillua në Melbourne të Australisë. Piloti gjerman shfrytëzoi më së miri ndërhyrjen e makinës së sigurisë, duke kryer ndalesën për ndërrimin e gomave dhe parakaluar kryesuesin Hamilton, që e mbylli garën në vendin e dytë e që shfaqi probleme në çastet e fundit. Ngjitet në podium edhe piloti tjetër i Kokëkuqes, Kimi Raikkonen.

Fernando Alonso me McLarenin e tij arrin të futet mes dy makinave Red Bull të Daniel Ricciardos dhe Max Verstapen, i shtati e kaloi vijën e finishit Hulkenberg, duke lënë pas Bottas, Vandoorne dhe Sainz.

25 pikë të vyera për Vettel, ndërsa Ferrari grumbullon plot 40 pikë, 18 më shumë se Mercedes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency