Formula 1

Vettel: Kemi kaluar javë të vështira, ishte një garë e bukur

Sebastian Vettel i gëzohet triumfit të tij në Interlagos por i gëzohet gjithashtu paraqitjes së Ferrarit që në garën e parafundit të këtij sezoni atë të Brazilit ngjiti në podium dy pilotët e saj. “ Për ne ka qenë një periudhë e vështirë gjatë këtyre javëve, por pas një periudhe jo të mirë është diçka shumë e bukur të shohësh dy Ferrari në podium. Ishte si një çlirim për ne. Ritmi i garës ishte deri diku i njëjtë për të gjithë, nuk kishte shumë hapësira për gabime dhe ishte e vështirë të kontrolloje makinën”, deklaroi Sebastian Vettel. I kënaqur me paraqitjen e tij u shfaq edhe Kimi Raikkonen me pilotin tjetër të Ferrarit që në xhirot e fundit arriti të mbante pas kampionin e Botës, Lewis Hamilton i cili ishte më i shpejtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency