Formula 1

Provat zyrtare/ Vettel perfekt, niset i pari në Meksikë

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, në Formula 1 dhe Sebastian Vettel ka qenë fituesi i tyre.

Gjermani i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë dhe fitoi të drejtën të niset i pari në garën e nesërme, ndërsa la pas pilotin e Red Bullit, Max Versttapen.

Vetëm vendi i 3-të për pilotin britanik të Mercedes, Lewis Hamilton, që do të niset në të njëjtën linjë me shokune tij të ekipit, Valteri Bottas, ndërsa i 5-ti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Gara e Çmimit të Madh të Meksikës do të zhvillohet nesër në orën 21:00 dhe me shumë gjasa do të kurorëzohet edhe kampioni i këtij sezoni. Lewis Hamilton kryeson renditjen me 66 pikë më tepër se Vettel, kur kanë mbetur edhe 3 gara, ndaj nesër do t’i mjaftonte renditja mes 5 të parëve, për t’u shpallur kampion, pavarësisht rezultatit të pilotit të Ferrarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency