Bundesliga

Vezë pashke dhe nga një pikë për Wolfsburg dhe Frankfurt!

Përfundoi në barazim 1-1 sfida që mbylli javën e 30-të të Bundesligës mes Wolfsburg dhe Frankfurt. Miqëve të Adi Hutter u iki fitorja nga duart vetëm në fund pasi mbrojtësi amerikan Brooks në të 90-ën barazoi golin e avantazhit provizor të Frankfurtit që erdhi nga holandezi De Guzman në minutën e 78-të. Me këtë barazim Frankfurti gjithsesi mori një pikë të vlefshme në garën për vendin e 4-t në Bundesliga pasi e thelloi në 2 pikë avantazhin ndaj Gladbach të vendit të 5-të. Në këtë ndeshje u regjistrua edhe një episod shumë i çuditshëm pasi tifozët e Frankfurtit vetëm pak sekonda pasi kishte filluar loja hodhën në fushë vezë pashke në shenjë proteste ndaj ligës gjermane të futbollit për vendimin e saj për ta luajtur një ndeshje të Bundesligës, ditën e hënë. Ndeshja e u ndërpre për disa çaste ndërkohë që futbollistët e të dyja skuadrave ndihmuan puntorët e fushës të pastronin nga vezët e shumta dhe plot ngjyra të pashkëve katolike, tapetin e gjelbër të stadiumit Volkswagen Arena.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency