Vëzhgues të Interit në Lyon-Lille, ja futbollistët e ndjekur nga zikaltrit
Lille ia doli të triumfojë me rezultatin 0-1 në transfertën ndaj Lyonit, falë një goli të Gudmundsson, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme për klasifikimin, në një ndeshje ku në tribunë kishte edhe “mysafirë specialë”.
Sipas mediave italiane, një vëzhgues i Interit ishte në shkallët e stadiumit për të mbajtur shënime mbi paraqitjen e dy futbollistëve të Lille, që janë objektiva të zikaltërve për merkaton e verës së ardhshme.
I pari është sulmuesi Jonathan David, kanadez që po bën mjaft mirë dhe që shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Lautaro Martinezin, në rast të një largimi të mundshëm të argjentinasit, megjithatë problem mbetet vlerësimi i Lille për kartonin e tij, që është rreth 50-60 milionë euro.
Nga ana tjetër zikaltrit ndjekin me vëmendje edhe anësorin e djathtë Mehmet Zeki Çeli, që mbrëmjen e djeshme bëri një tjetër paraqitje fantastike. Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe Marotta e Ausilio janë gati ta sjellin në Milano, për të blinduar edhe krahun e djathtë, bashkë me holandezin Dumfries.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



