Futboll

Vialli flet për sëmundjen e rëndë: Nuk e di kur do të fiket drita, por jam i emocionuar

“Kam frikë se mos vdes. Nuk e di kur do të fiket drita dhe se çfarë do të jetë në anën tjetër. Por, në njëfarë mënyre, jam gjithashtu i emocionuar ta zbuloj.”

Gianluca Vialli flet për sëmundjen e tij në një bashkëbisedim me Alessandro Cattelan në Netflix. Disa pjesë të bisedës janë publikuar nga e përjavshmja “Oggi”.

“E kuptoj gjithashtu që koncepti i vdekjes përdoret për të kuptuar dhe vlerësuar jetën. Ankthi i pamundësisë për të përfunduar të gjitha gjërat që dua të bëj, fakti i të qenit super i emocionuar nga të gjitha projektet që kam dhe dua të bëj, është diçka për të cilën ndihem shumë me fat. Sëmundja – thekson ish-sulmuesi i Kombëtares Italiane, Sampdorias dhe Juves – nuk është vetëm vuajtje. Ka momente të mrekullueshme. Sëmundja mund t’ju mësojë shumë për mënyrën se si jeni krijuar.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency