Vidal i pakënaqur te Barça, sulmon Valverden!
Luftë e hapur mes Arturo Vidal dhe Ernesto Valverdes. Me një postim në Instagram të cilin një orë më pas e ka fshirë mesfushori kilian ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë teknikun e Barçës i cili e kërkoi me ngulm në verë duke e transferuar në Camp Nou, me blaugranat që i paguan Bayern-it, 18 milionë euro plus 3 bonuse për kartonin e tij dhe tashmë po e aktivizon shumë pak. Vetëm 176 minuta më pak se dy ndeshje të plota për mbretin “Arturo” te Barcelona me Vidal që ka lëshuar akuza të forta në drejtim të trajnerit edhe pse nuk e ka përmendur emrin e tij, por gjithçka të bën të mendosh se akuzat e mesfushorit kanë qenë pikërisht për numrin 1 të stolit të Barçës. “Me tradhëtarët nuk luftohet, ata rrëzohen vetë”, shkruan Vidal në Instagram duke iu referuar Valverdes.



