Featured

Vidal: Kreshtën e bëra për Inzaghin, ja ku do luaj sezonin e ardhshëm

Mesfushori veteran i Interit, Arturo Vidal ka dhënë një intervistë për mediat kilene, ku është treguar i drejtpërdrejtë, si për sa i përket të ardhmes, ashtu edhe për sinjalet ndaj Inzaghit në lidhje me aktivizimin.

Futbollisti që ka kontratë deri në fund të sezonit me zikaltrit e Milanos, ka lënë të kuptohet se do të largohet këtë verë, teksa zbuloi edhe ëndrrën e tij para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“Nuk e di a është momenti i duhur, por e ndjej se kapitulli im në Europë mund të ketë përfunduar. Nëse ndodh, i kam objektivat e qartë, pasi dua të luaj për Flamengon dhe të fitoj gjithçka, përfshi edhe Kupën e Libertadores. Ëndërroj të luaj atje dhe ta bëj këtë si protagonist, ndaj shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi Vidal.

Mesfushori nuk ka luajtur shumë në kampionat me zikaltrit dhe shpesh ka ardhur nga stoli, megjithatë nuk i kurseu thumbimet për Simone Inzaghin dhe pranoi se gara për titullin kampion do të jetë e fortë.

“Kreshtën e verdhë e kam bërë që të tërheq më shumë vëmendjen e Inzaghit, duke qenë se kam luajtur pak këtë sezon. Unë jam i qetë dhe të gjithë e panë paraqitjen time ndaj Liverpoolit. Gara për titullin do të jetë e fortë, pasi do të luftohet për çdo pikë dhe në fund do të fitojnë ata që gabojnë më pak”, deklaroi kileni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency