Serie A

Vidal zgjedh klubin e ri, autorizon menaxherin për prishjen e kontratës me Interin

Ndonëse ka edhe një vit kontratë me Interin, Arturo Vidal është i vendosur të largohet nga Milano në fund të sezonit dhe destinacioni i radhës për mesfushorin veteran kilen, duket se është kampionati Brazilian.

Ka qenë vetë Vidal, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se klubi i tij i ardhshëm është në Brazil, ndërsa më herët ka pranuar se dëshiron ta mbyllë karrierën pikërisht me skuadrën e njohur të Flamengos.

Mediat në Itali bëjnë me dije se vetë Vidal ka autorizuar menaxherin e tij që të negociojë me Interin ndërprerjen e parakohshme të kontratës, teksa në këtë pikë duket se nuk do të ketë shumë vështirësi.

Kjo pasi kileni nuk shihet pjesë e projektit në Milanon zikaltër dhe drejtuesit do të ishin të lumtur të liroheshin nga paga e tij e majme prej 7 milionë eurosh në sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency