Futboll

VIDEO/ 1 person humb jetën, 22 plagosen rëndë gjatë përplasjeve në stadium

Një i vdekur dhe 22 të plagosur, të gjithë policë, është bilanci i aksidenteve të ndodhura ditën e djeshme pranë stadiumit Funes në San Luis, me rastin e ndeshjes së 1/16-ave të Kupës së Argjentinës mes Independiente Rivadavia dhe Velez.

Gjithçka nisi kur grupet e Independiente ‘barras bravas’ (ultras), të cilët mbërritën me vonesë në stadium, u kapën me organet ligjzbatuese dhe pati përplasje, ndërsa shumë prej këtyre tifozëve tentuan të futeshin në stadium edhe pse ishin pa biletë.

Njëri prej tyre, një 26-vjeçar, të dhënat personale të të cilit nuk u bënë publike, vdiq nga një atak në zemër gjatë këtyre përplasjeve, ndërsa çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë rezultoi e kotë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency