VIDEO/ 12 pasime dhe në fund një supergol, ja si Kastrioti e bëri Tiranën të dukej skuadër e vogël
Skuadra e Kastriotit bëri një super lojë në kundër Tiranës në takimin e raundit të 21-të të Abissnet Superiore. Megjithatë një nga momentet më të veçanta ka qenë realizimi i golit të dytë të Kainas, me rreth 50 sekondat e fundit.
Krutanët i bënë “bardheblutë” e kryeqytetit të dukeshin shumë të dobët me mbajtjen e lojës me 12 pasime dhe më pas realizimin e një super goli nga Kaina, i cili shënonte të dytin personal dhe për ekipin e Krujës.
Ndonëse në renditje Kastrioti ndodhej në pozita aspak të mira (dhe vijon të jetë në zonën e kuqe), pasi para kësaj sfide qëndronte në vend të fundit me 15 pikë, teksa kundërshtari i atij takimi vijonte kryesimin e tabelës së Superiores me 46 pikë, ky ekip tregoi se mund t’ia dalë përballë çdo kundërshtari.



