FA Cup

VIDEO/ 45 minuta mjaftojnë, Armando Broja dhuron “show” në FA Cup

Armando Brojës i mjaftuan 45 minuta lojë për të lënë shenjën e tij. Southampton fitoi 3-1 përballë West Ham dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup.

20-vjeçari nga Malësia e Madhe u hodh në fushë nga trajneri Hassenhuttel në fillimin e pjesës së dytë, duke ia dalë të fitojë një penallti dhe të shënojë një eurogol.

Sulmuesi i talentuar e dha shkëndijën e parë në minutën e 59-të, por nuk ia doli të devijojë në portë një top të ardhur nga krahu i djathtë. Minuta e 67-të, Broja i vodhi bukur kohën mbrojtësit Dawson.

Ky i fundit e pengoi në zonë, por arbitri vijoi lojën mes protestave të Brojës dhe lojtarëve të tjerë të Southampton. Përfshirja e VAR-it ndryshoi gjithçka.

Penallti për vendasit, gol i Ward Prowse dhe 2-1 për Southampton. Lojtari shqiptar iu afrua golit të parë në FA Cup 12 minuta përpara fundit.

Inkursion i bukur në krahun e majtë, por gjuajtja ishte e pasaktë. Gjithsesi, Armando Broja dhuroi “show” në minutën e pestë shtesë, duke vulosur suksesin e ekipit të tij me një eurogol i gjithë për t’u shijuar…

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency