VIDEO/ Ademi përfundon në spital, Egnatia njofton tre përforcime
Në Arena Egnatia u luajt sot ndeshja e parë mes Egnatias dhe Laçit e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida e Rrogozhinës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, takimi ishte mjaft i luftuar me skuadrat që kërkuan fitoren, ndërsa gara e ashpër solli edhe një dëmtim për Ilirid Ademin të Egnatias.
Sulmuesi anësor u dëmtua në hundë teksa u desh që 26-vjeçari të dërgohej në spital. Megjithatë, për fatin e mirë të Egnatias, lojtari nuk ka problem serioz duke përjashtuar mundësinë e një frakturë e në këtë formë pritet që shpejt të rikthehet të kontribuojë për skuadtrën rrogozhinase.
Sakaq, me merkaton ende të hapur edhe për disa ditë, klubi i Egnatias ka njoftuar edhe për tre afrime të tjera ndërsa drejtuesit nuk kanë preferuar të flasin për emra konkretë. Por, bëhet e ditur se fjala është për një mbrojtës dhe dy lojtarë të tjerë me tipare ofensive. Objektivi i Egnatias është të shtojnë kualitetin brenda grupit të futbollistëve me qëllimin për të arritur mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar teksa aktualisht renditen në vendin e nëntë me vetëm 15 pikë.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



