Angli

Video/ Afrimi i parë i merkatos, Tottenham zyrtarizon në këtë formë Perisic

Ivan Perisic është afrimi i parë i merkatos së verës te skuadra e Tottenham, me kroatin që atje do të gjejë trajnerin me të cilin u shpallën kampion të Seria A me Inter sezonin 2020-2021.

Perisic kaloi te klubi anglez me parametra zero, pasi kishte pritur ofertën për rinovim nga “ziklatërit”, të cilën 33-vjeçari e refuzoi, pasi e konsideroi si shumë të vonuar.

“Spurs” kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit në një video të bërë publike në rrjetet sociale, ku e theksojnë se kroati është afrimi i parë i tyre.

Gjatë këtij sezoni që u mbyll, Perisic ka luajtur në 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “zikaltërit” dhe në to ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 9 asiste, duke qenë një nga lojtarët më vendimtar te Inter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency