VIDEO/ “Ahhhhh Kristjan”, driblimi i Asllanit mahnit edhe Ligën, tifozët preferojnë një pasim unik
Interi fitoi në fundjavë 3-0 ndaj Spezias, duke u ngjitur në krye të Serie A me 6 pikë të plota, po aq sa Napoli dhe Roma. Trajneri Inzaghi aktivizoi edhe Kristjan Asllanin në minutën e 84’.

Mesfushori i kombëtares shqiptare debutoi në kampion me zikaltrit, teksa i mjaftuan pak çaste në fushë për të shprehur talentin që zotëron dhe për të gëzuar tifozët e pranishëm në “San Siro”.
20-vjeçari kreu një driblim të bukur të stilit Ronaldinho përballë islandezit Ellertsson, moment që krijoi ovacione në shkallët e stadiumit mitik.
Liga e Serie A ka publikuar në faqen zyrtare në Twitter veprimin e bukur teknik të mesfushorit shqiptar, teksa sipër videos shkruan: “Ahhhhhh Kristjan Asllani… “
Ndërkohë, klubi i Interit ka publikuar një video të momenteve më të mirë të Asllanit në minutat e luajtura ndaj Spezias. Përtej driblimit, ajo që ka rënë në syrin e tifozëve interist është një pasim fantastik për Dumfries.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



