La Liga

Video/ Ankth në stërvitjen e Atleticos, Dembele bie pa ndjenja në tokë

Momente frike dhe tensioni gjatë stërvitjes së sotme të Atleticos së Madridit. Sulmuesi francez Moussa Dembele është shembur në tokë për shkak të një presioni të ulët të gjakut dhe ka alarmuar të gjithë futbollistët e Los Colchoneros.

Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe aktualisht raportohet se ka parametra mjaft të mira jete, ndërsa mjekët po kryejnë të gjithë ekzaminimet e nevojshme për të gjetur shkaqet e atij problemi.

Për fat të mirë në fund sulmuesi ka lënë qendrën stërvitore nën drejtimin e mjetit të tij, si për të konfirmuar se gjithçka ishte në rregull, ndërsa vetëm në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për gjendjen e tij shëndetësore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency