Ligue 1

VIDEO/ Arbër Zeneli rikthehet me asist, Rashani shënon golin e radhës në Ligue 1

Arbër Zeneli dhe Elbasan Rashani janë dalluar sot në Ligue 1 me Reims dhe Clermont. Reims mori tre pikë fantastike pas fitores 1-2 në Principatë kundër Monacos.

Ylli dardan, i cili u rikthye në fushë pas gjashtë muajsh duke u futur si zëvendësues dhjetë minuta nga fundi, dhuroi asistin e golit të fitores për ekipin e tij. Ishte minuta e 93-të kur Zeneli tregoi klas dhe altruizëm.

 

27-vjeçari u fut bukur në zonën kundërshtare, teksa zgjodhi të pasojë për 19-vjeçarin Nathanael Mbuku, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Clermont-Bordeaux përfundoi në barazim 1-1. Golin e ekipit vendas e realizoi Rashani pas gjysmë ore lojë. Sulmuesi i Kosovës finalizoi bukur, duke barazuar përkohësisht rezultatin dhe duke gjetur golin e gjashtë në Ligue 1.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency