VIDEO/ As VAR-i nuk i prish festën Cikalleshit, por ekipi nuk i përgjigjet sulmuesit shqiptar
Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli në Turqi teksa ka shënuar në disfatën 3-2 të ekipit të tij Konyaspor, në transfertë me rezultatin 3-2. Goli i sulmuesit shqiptar i dha shpresë Konyaspor duke qenë se në atë moment shifrat shkuan në 2-2, por shokët e skuadrës nuk ia dolën t’i jepnin vlerë realizimit të futbollistit të kombëtares duke dalë të mposhtur në fundin e takimit.
Sa i përket mënyrës së shënimit të golit, 31-vjeçari depërtoi bukur nga krahu dhe më pas me një goditje potente me të majtën mposhti portierin kundërshtar, i cili e devijoi sferën por nuk mundi ta ndalte. Për një moment pati nevojë edhe për ndërhyrjen e sistemit VAR duke qenë se u dyshua për një pozicion të parregullt, megjithatë goli i Cikalleshit u konfirmua.
Kjo ishte rrjeta numër pesë për sulmuesin shqiptar në 12 paraqitje në nivelin më të lartë turk, teksa ekipi i tij, Konyaspor mban vendin e tretë në klasifikim me 26 pikë të grumbulluara në 14 javë.



