Serie A

VIDEO/ Asist i Berat Gjimshitit, Atalanta i shkakton humbjen e radhës Juventusit

Atalanta i ka shkaktuar humbjen e radhës Juventusit, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në “Allianz Stadium”. Bergamaskët gjetën golin me vlerë 3-pikëshe në minutën e 28’ me anë të kolumbianit Duvan Zapata, që mori një asist perfekt nga mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Më pas deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Juventusin që tashmë mund të quhet në krizë, pasi ka grumbulluar vetëm 21 pikë në 14 ndeshje dhe e sheh veten përkohësisht 11 pikë larg kreut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency