Lajme

Video/ Asist i Zhegrovës, por Lille nuk merr pikë përballë Lensit

Lille, kampionia në fuqi e Francës, merr një tjetër goditje në synimin e saj për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra ku luan futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, u mposht nga Lens 1-2 brenda në “Stade Pierre-Mauroy”, ku lojtari dardan dha asistin e golit të vetëm të Lilles, që gjithsesi nuk mjaftoi për të shmangur disfatën. Një krosim nga e djathta e sulmit nga ana e Zhegrovës përfundoi në kokën e Xekas, që nuk gaboi në shtyllën e dytë.

Më herët, Lens kishte mundur të shënonte dy herë, në minutën e shtatë me Frankowskin dhe në të 37-tën me Kalimuendon.

Ky rezultat e zbret Lillen në vendin e tetë, ndërsa Lens ngjitet në të tetin, pra skuadrat shkëmbyen vendet në renditje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency