VIDEO/ Atletico ngec në shtëpi përballë Granadës së Uzunit, Los Colchoneros rrezikojnë vendin e dytë
Atletico Madrid është ndalur në një barazim pa gola në shtëpi ndaj Granadës së Myrto Uzunit. Los Colchoneros provuan deri në fund, megjithatë nuk patën fatën me vete dhe tashmë rrezikojnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit teksa Barcelona por edhe Sevilla mund të parakalojnë të besuarit e trajnerit Diego Simeone.
Sa i përket ndeshjes, në Ëanda Metropolitano, vendasit ishin superiorë mirëpo goli mungoi me miqtë të cilët rezistuan. Për t’u theksuar edhe fakti se Atletico nuk pati fatin me vete teksa një minutë para fundit të lojës Matheus Cunha u ndal nga shtylla.
Sakaq, për t’u theksuar se pjesë e ndeshjes u bë nga stoli edhe Myrto Uzuni, i cili nuk ishte titullar por u aktivizua në minutën e 62, duke i dhënë një shtysë më shumë në ofensivë të tijve që pas kësaj ndeshje mbeten në zonën e ftohtë të renditjes, ekzaktësisht në vendin e 18 me 30 pikë.



