VIDEO/ Atmosferë magjike në Madrid, Reali synon një tjetër përmbysje të madhe
Reali i Madridit gati për një tjetër përmbysje të madhe në Champions League, pas spektaklit që dhuroi ndaj PSG-së në çerekfinale të kompeticionit. Rekordmenët e Championsit presin sonte, në “Bernabeu”, Manchester City-n e Pep Giardiolës, me objektivin e vetëm fitoren, madje me dy a më shumë gola diferencë, për të zhvlerësuar suksesin 4-3 Citizens në “Etihad”. Lajmi i madh për fansat e “Los Blancos” është riaftësimi në kohë i brazilianit Vinicius Junior, që deri në momentin e fundit ishte në dyshim.
Sytë janë të gjithë te Karim Benzema, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe me ecurinë e deritanishme duket se është pa rivalë në garën për Topin e Artë. Atmosferë e jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ku me mijëra tifozë janë derdhur lumë drejt “Bernabeut” për një tjetër mbrëmje magjike, nga ato të rrallat në historinë e futbollit.
Formacionet:




