VIDEO/ Bajrami ndëshkon Milanin, lojtari shqiptar lëshon një silurë nga një kënd i vështirë
Nedim Bajrami është bërë protagonist për Empolin, teksa ka realizuar në sfidën që këta të fundit po luajnë në shtëpi ndaj Milan. Lojtari i kombëtares shqiptare ka realizuar me anë të një goditje të fortë, nga një kënd shumë i vështirë duke mos i lënë mundësi reagimi portierit Maignan. Në atë moment, Bajrami ka barazuar shifrat pasi më parë Kessie kishte shënuar për Milanin.
Kështu, fantazisti konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm për ekipin e Empolit teksa në 16 paraqitje të këtij sezoni me friulianët ia ka dalë të shënojë në tre raste, por edhe të asistojë në tre momente të tjera.



