Legjionarët

VIDEO/ Bajrami ndez atmosferën te Empoli, muzika shqiptare “kumbon” në ambientet e italianëve

Empoli i këtij sezoni në Serie A ka merituar një vëmendje të veçantë duke qenë se në organikën e tyre bëjnë pjesë tre lojtarë shqiptarë. Fjala është për Ardian Ismajlin, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajramin. Të tre lojtarët kuqezi kanë mbajtur një peshë kryesore te Empoli i këtij sezoni, ndërsa i pari në mbrojtje dhe dy të tjerët në mesfushë kanë qenë busulla e skuadrës.

Sakaq, në ekip mbizotëron një atmosferë pozitive dhe këtë e fakton nëpërmjet rrjeteve sociale Ardian Ismajli, teksa në videon e tij shfaqet Bajrami i cili shijon muzikën shqiptare në sfind ndërsa sigurisht nuk mund të mungonte edhe gjesti i shqiponjës.

Ndeshja e radhës së Empolit të shqiptarëve është ajo e San Siros ndaj Interit, një mundësi e mirë për kuqezinjtë për të shkëlqyer ndaj një klubi që ka vëmendje të lartë pasi Lufton për titullin kampion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency